fbpx

Zgjidhet lideri, ja kush do ta ‘drejtojë’ shtëpinë e BBV4 në ditët në vijim

nga Revista Kosovarja

Banorët kanë zgjedhur ditën e sotme liderin e ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Në shtëpi hyri një zarf i bardhë që u lexua nga Loredana, e në të thuhej se ata duhet të zgjedhin liderin.

“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e shtëpisë. Secili prej jush, me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider.

E këtë rol e fiton ai apo ajo që ka më shumë vota”, shkruhej në zarfin e bardhë që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Me shumicë votash këtë rol për këtë javë e mori Loredana, e cila nisi menjëherë që të ndante punët për secilin banor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]