fbpx

“Zgjoi”, filmi më i mirë edhe në festivalin gjerman në Brunswick

nga Revista Kosovarja

Filmi kosovar, “Zgjoi” po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme nëpër botë.

Pas premierës që pati në New York, projekti me regji të Blerta Bashollit ka marrë një tjetër çmim në Gjermani.

Filmi është shpërblyer me çmimin “Die Tilda” për ‘filmin më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Braunshvajg.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e filmit në një postim të shpërndarë në Facebook.

në Gjermani. Madje, Braunshvajgun, qytetin e dytë më të madh në Saksoninë e Ulët e kishte vizituar shpesh pasi që atje kishte dajën e saj dhe pikërisht ky qytet i jepte ndjesinë e shtëpisë.

“Prandaj, ky çmim ka shumë rëndësi për mua, veçanërisht pasi që vjen nga edicioni i 35-të i Festivalit. Gjithashtu, të marrësh çmimin ‘Die Tilda’ është ndjenjë shumë e veçantë pasi që e kemi realizuar këtë film, duke mos e ditur se sa ndikim do të kemi te njerëzit. Rrëfimi i Fahrijes ishte mbresëlënës dhe ne kemi punuar me shumë pasion, prandaj është shpërblyese të shohësh reagimet pozitive që njerëzit po kanë karshi filmit”, ka thënë ajo.

Edicioni i 35-të i “Braunschëeig International Film Festival” u mbajt në formatin hibrid: filmat u shfaqën në kinema dhe online.

Në kategorinë “Neë International Cinema” bashkë me “Zgjoin” ishin edhe 19 filma të tjerë.

Edicioni i sivjetmë nisi më 1 nëntor dhe përfundon sot”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]