fbpx

“Zhaklin Lekatari duron deri 2 orë dhimbje”, tatuatori i nxjerr sekretin gazetares

nga Revista Kosovarja

Tatuatori Erxhano Rexhepi ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth tatuazheve, ai tha se gjatë stinës së verës, kërkesa për të bërë tatuazhe është shumë e madhe p-asi shumë emigrantë që vijnë për pushime kërkojnë të bëjnë edhe tatuazhe.

Gazetarja Zhaklin Lekatari është një nga klientet e Erxhanos, e cila po realizon tatuazh në krah dhe në trup, e duke qenë se tatuazhi është i madh edhe dhimbja që duhet të durojë ajo është e madhe.

I pyetur se sa kohë mund të durojë dhimbjen gazetarja, tatuatori tha se ajo duron vetëm 2 orë, pastaj nuk mundet më.

“Zhaklina duron dy orë, pastaj thotë boll. Një tatuazh zgjat maksimumi 6 orë pastaj trupi nuk përballon dot më . Shtohen dhimbjet është edhe pozicioni i trupit. Kur është tatuazh i madh zgjat, 6 orë punë është e lodhshme”,-tha Tatuatori Erxhano Rexhepi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]