fbpx

Zhduket një djalë në Gjilan, nëna thotë se i biri është me probleme psikike

nga Revista Kosovarja

Një djalë është zhdukur mëngjesin e 9 shtatorit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti është raportuar dje nga ankuesja, nëna e viktimës.

Ajo deklaroi në stacion se i biri ka dalur nga shtëpia më 9 shtator rreth orës 09:00, dhe më nuk është kthyer.

“Sipas ankueses viktima ka probleme shëndetësore psikike” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se rasti i iniciuar si “Person i zhdukur” është duke u hetuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]