fbpx

Zhduket një grua në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Policia ka njoftuar se një grua është raportuar si e zhdukur në Gjilan dhe ende nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

Rasti është paraqitur të mërkurën rreth orës 07:40, kur është raportuar largimi i saj nga shtëpia.

“Sipas raportit, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet,” thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]