fbpx

Zhduket një person nga komuna e Vitisë

nga Revista Kosovarja

Heset Rrahmani, nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë është zhdukur nga data 14 janar.

Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Sipas familjarëve personi në fjalë ka edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

“Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri”.

I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45.

“Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokment të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”.

Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij, njofton Klan Kosova.

Faniljarët thonë se rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]