Edhe pse filmi “Barbie” bëri bujë gjatë 2023-shit, çmimin e madh në “Golden Globes” e fitoi një tjetër “Oppenheimer”.
“Barbie” ishte nominuar në 7 kategori, por fitoi vetëm 2 prej tyre.
Golden Globes u shënua nga triumfi i “Oppenheimer”, fituesi i madh i ceremonisë. Filmi biografik i Christopher Nolan për babanë e bombës atomike mori pesë çmime dhe fitoi të gjitha kategoritë kryesore: filmi më i mirë dramatik, regjisori më i mirë, aktori më i mirë për Cillian Murphy, i cili luan Robert Oppenheimer dhe aktori më i mirë në rol joprotagonist për Robert Downey Jr.