fbpx

Zhvillime të reja: SHBA dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

nga Revista Kosovarja

Ushtria amerikane po shton prezencën e avionëve luftarakë në Lindjen e Mesme, duke shtuar forcat ushtarake amerikane në rajon, teksa lufta midis Izraelit dhe Iranit vazhdon, bënë të ditur tre zyrtarë amerikanë.

Një nga zyrtarët tha për Reuters se avionë luftarakë F-16, F-22 dhe F-35 janë dërguar për në Lindjen e Mesme.

Dy nga zyrtarët theksuan natyrën mbrojtëse të vendosjes së avionëve luftarakë, të cilët janë përdorur për të rrëzuar dronë dhe predha.

Pak më herët u raportua se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]