fbpx

Ziadin Sela jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët

nga Revista Kosovarja

Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie të dielën.

Sela tha se arsyeja e dorëheqjes së tij janë rezultatet në zgjedhjet e fundit në Tetovë.

“Kisha takim sot me kryesinë e ngushtë të ASH-së. Biseduam rreth situatës politike, pas zgjedhjeve lokale në Tetovë. Qëndroj pas çdo fjale që e kam dhënë dhe ajo është që Tetova nuk është vetëm komunë dhe nuk është vetëm qytet. Rezultatet në Tetovë janë jashtë çdo pritshmërie tonë dhe unë si kryetar partie jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe këtë e bëj. Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë”, ka deklaruar ai.

Partia Besa është fituese e këtyre zgjedhjeve në Tetovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]