Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zjarre masive në portin e Kuvajtit pas sulmit iranian me dronë dhe raketa

nga Revista Kosovarja

Shpërthime në portin Mubarak Al-Kabeer të Kuvajtit.

Mbi artikull

Zjarri shpërtheu pas një sulmi të koordinuar nga Irani, i cili përdori një kombinim dronësh dhe raketash për të goditur objektivat strategjike.

Autoritetet lokale raportojnë se flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të zonës portuale, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje në trafikun detar.

Forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për të kontrolluar situatën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa hetimet fillestare po vërtetojnë lidhjen e sulmit me operacione të koordinuara nga grupime ushtarake iraniane.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky incident vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, duke rritur shqetësimet për sigurinë e transportit detar dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Ndryshe, Irani ka paralajmëruar të gjitha vendet e saja fqinje se do të jenë cak i sulmeve në rast se strehojnë ushtarët amerikanë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]