fbpx

Zjarri në një fabrikë në Ferizaj, rreth 40 mijë euro dëme materiale

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri në një fshat të Ferizajt, ku një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit “Al For”.

Rasti ka ndodhur në Fshatin e Vjetër, më 1 janar 2023, rreth orës 00:34, ndërsa vlera e dëmit sillet rreth 40 mijë euro.

“Fshati i Vjetër, Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit ‘Al For’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendi e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera e dëmit sillet rreth 40000 €. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]