fbpx

ZKM: Kurti dhe Hamza diskutuan për bashkëpunim dhe projekte për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sot vizita në të dyja pjesët e Mitrovicës – në veri dhe në jug. Takimi që mori më shumë vëmendje ishte ai me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i PDK-së për kryeministër.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, Kurti dhe Hamza kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

“Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Vizita e Kurtit në Mitrovicë ndodhi në një kohë të tensionuar politike, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]