fbpx

Zogaj godet Kurtin e Vitinë që u fotografuan me gruan që lindi fëmijën e parë për vitin 2023

nga Revista Kosovarja

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, te gruaja që mbrëmë solli në jetë fëmijën e parë për vitin 2023.

Zogaj ka thënë se “nëna e përgjakur, u detyrua të bëjë foto me kryeministrin e ministrin.”

“Viti 2023, nje nane e pergjakur, qe sapo e ka sjelle ne jete femiun e saj, ende pa e takuar si duhet, e lodhur sa s’ka ku shkon me, e shtrire ne shtratin e saj, detyrohet me e be nje foto me kryeminstrin dhe ministrin e shendetesise.Mbi femiun e sapo ardhur ne kete bote, qendrojne dy burra te panjohur, pa asnje lidhje familjare, pa mbrojtje e pa maska dhe shkrepin nje foto te buzqeshur”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]