fbpx

Zogaj, Muratit: Ju si Qeveri s’e keni ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar pas deklarimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se Qeveria e Kosovës ka kontribuar më shumë në rritjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, sesa vet komuna.

Zogaj është shprehur se qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën.

“Z. Ministër Manipulues Murati, Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na TAKON me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë CENT shtesë për Kryeqytetin, perveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë”.“Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht! Për fund, ma trego 1 projekt, ku ju si Qeveri, keni marr’ vendim politik për të investu në Kryeqytet, 1 projekt?!! Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi”, është shprehur ai

https://www.facebook.com/albanzogajpr/posts/355670743788726?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]