fbpx

Zoti e bëftë të sotmen më të mirë se të nesërmen dhe, të nesërmen më të mirë se të sotmen

nga Revista Kosovarja

Të nderuar vëllezër dhe motra!Me kënaqësi të veçantë ju uroj të gjithëve besimtarëve të fesë Islame për festën e madhe të Kurban Bajramit.Kurban Bajrami është i sakrificës, solidaritetit, ndimes së ndërsjelltë dhe shtrirja e dorës së miqësisë nëpërmjet të fuqizimit të besimit në zot dhe në cilësintë dhe vlerat njerëzore.

Mendja më shkon në radhë të parë tek familja që u angazhuan kaq shumë dhe sakrifikuan gjithçka që kishin për mua.Më shkon mendja tek familja ime dhe familjarët me të cilët ndajmë të mirën dhe të keqen, tek miqtë e shumtë, tek njerëzit që na mundësuan që sot të jetojmë të lirë, tek skamnorët që as në këto kushte nuk e humbin krenarinë.

Tek të sëmurët që nuk e japin shpresën, tek të uriturit që besojnë dhe punojnë për një të ardhme më të mirë, tek gurbetçarët që drekën e përziejnë me lotët e mallit, tek ata që në këto kohëra të mbrapshta gjinden në Burgje duke u mbajtur pa fakte vetëm pse jan shqipëtar, tek njerëzit e vullnetit të mirë…
Zoti e bëft këtë Kurban Bajram fest në shtëpit tona, zemrat dhe popullin tonë,Zoti e bëft të sotmen më të mir se të nesërmen dhe, të nesërmen më të mirë se të sotmen.

Me respekt!Luftëtari i UÇK-së Fatmir Reçica Llugaxhia

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]