fbpx

Zveçan: Hidhet një granatë në oborrin e shtëpisë së një policeje

nga Revista Kosovarja

Në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, një incident është shënuar në Zveçan.

Në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore është hedhur një granatë e dorës.

Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar.

“Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]