fbpx

Zyrtare: Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje

nga Revista Kosovarja

Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë.

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri kërkesë për “ristrukturim më urgjent dhe më masiv të mundshëm” në Qeveri.

Serbia është në tensione muajve të fundit, që nga vdekja e 15 personave në Novi-Sad nga një çati në stacionin hekurudhor. Nga ajo kohë në Serbi kanë shpërthyer protesta të vazhdueshme të studentëve në kërkim të përgjegjësisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]