74
Përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kanë përfunduar takimin me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pas takimit, përfaqësuesit e OHT-së kanë thënë se pas një pune të jashtëzakonshme pritet që me datën 15 qershor të nisin ahengjet dhe dasmat.
Deri në datën 15 do të punohet në një manual i cili do të ndiqet nga bizneset për të parë se si do të punohet për organizimin e dasmave, klubeve dhe pishinave.