fbpx

Zyrtarja policore e plagosur, jashtë rrezikut për jetë

nga Revista Kosovarja

Një zyrtare policore ka mbetur e plagosur në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë mëngjesin e sotëm.

Rasti u konfirmua nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Ndërkaq, Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK ka konfirmuar se një zyrtare policore është pranuar për trajtim në këtë klinikë.

“Kemi pranuar një paciente, zyrtare policore, e plagosur me armë zjarri. E njëjta është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla për Klan Kosova.

IPK-ja nga ana e saj ka njoftuar se zyrtari policor i dyshuar për plagosje, është suspenduar. /Klankosova.tv

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]