fbpx

Në Krushë të Madhe 16-vjeçari kërcënon mësimdhënësin e shkollës

nga Revista Kosovarja

Një incident shqetësues ka ndodhur në oborrin e SHFMU “Bajram Curri” në fshatin Krushë e Madhe gjatë festës së organizuar për ditën e shkollës, ku një i mitur ka kanosur një mësimdhënës me armë të ftohtë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ankuesi Fatos Duraku, mësimdhënës në këtë shkollë, ka raportuar se një grup të rinjsh – që nuk janë nxënës të shkollës – kishin hyrë në oborr dhe pas largimit të tyre, njëri prej tyre, i dyshuari L.D. 16-vjeçar, nga rrethojat e objektit e ka kanosur atë me fjalë kërcënuese, duke mbajtur në dorë një thikë.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin Policor të Rahovecit. Mjeti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i mituri është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe përfaqësuesit të QPS-së.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për të mitur, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje dhe Armëmbajtje pa leje”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 24 orë.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]