Kosova është dikur krijuar një gjeneratë të re të portierëve të talentuar. Një nga ta padyshim që është edhe Eurolind Avdimetaj.
17 vjeçari deçanas ka filluar të zë vend në formacionin startues të Istogut, skuadër që garon në Ligën e Parë.
Në ndeshjen e fundit ndaj Lirisë, Avdimetaj ishte titullar dhe pati disa pritje briliante në këtë takim.
194 është gjatësia në centimetra e portierit të talentuar. Trajneri i KF Istogut, Fisnik Gashi beson se Avdimetaj së shpejti do ia zbardhë fytyrën krejt Kosovës.
“Klubi i Istogut është orientuar në talenta të gjeneratave të reja. Para pesë muajve kemi vendosur që Eurolindin ta marrim nga klubi i Besës, e shohim një potencial në zhvillim, në të ardhmen presim edhe më shumë prej tij, ne jemi të kënaqur si staf teknik dhe se klub me lojërat që i ka zhvilluar në junior, edhe në 3-4 ndeshjet e fundit i kam dhënë rastin të paraqitet edhe me senioret. Eurolindi ka shumë cilësi të një portieri që pritet në të ardhmen, gjatësia është numër një, cilësia numer dy, tashmë Eurolindi e ka bërë një përvojë edhe te Besa, dhe presim në një të ardhmen të aferme që ka me qenë një prej portiereve më të mirë në Kosovë, por besoj që me paraqitjet që është duke i bërë, nuk besoj që do të qendrojë në Kosovë. Me ndeshjet që është duke i zhvillu, e pret një e ardhme e ndritshme, Eurolindi është një punëtor i madh, stervitet edhe me junior edhe me ekipen e parë, është një plus i madh që klubi i Istogut ka shpreh deshirë me punu me gjeneratat e reja me ju jep rastin, Lindi është njëri ndër ta, është lojtari kryesor që ne llogarisim në të, në të ardhmen e afërt unë pres besoj dhe shpresoj që me punën që po e bën, ka me na e zbardh fytyrën jo veç klubit të Istogut por edhe Kosovës, pse jo.”, ka thënë Fisnik Gashi.
Edhe Mehdi Arifaj, trajner i juniorëve të Istogut e ka vlerësuar lart talentin e Avdimetajt.
“Është talent shumë i madh, i gjeneratës 2005, unë e shoh që ai djal ka potencial që në të ardhmen ka me arrit shumë. Unë talentin e tij e kamë vërejtur sa ishte pjesë e Besës dhe kam insistuar te kryesia e klubit për ta sjellë në Istog. Cilësia e parë që i nevojitet një portieri padyshim është gjatësia, Eurolindi është 1.94 i gjatë, pritjet dhe interventimet i ka shumë të mira, ka diaa mangësi në dalje por edhe ato në të ardhmen ka me i përmirsu shumë. Unë besoj që ai djal është kalibër shumë i lartë dhe ka një të ardhme përpara që ka me arrit shumë. Unë e vlerësoj që Eurolindi ka mundësi që edhe në arenen ndërkombëtare me kalu. Ne tash e kemi pas trajnerin Khalid Kamara i Marokut U19, i ka përcjell dy ndeshjet e fundit të Istogut, dhe në të ardhmen lojtarët tanë së bashku me portierin ka shansa të transferohen në Belgjikë.”, ka thënë Arifaj.