fbpx

18-vjeçarja e vrarë në Ferizaj është mbesa e këngëtares së njohur kosovare

nga Revista Kosovarja

Vrasja e 18-vjeçares M.O., nga Ferizaj ka tronditur gjithë vendin.

Deri në këto momente në pranga është A.S., ndërsa i dyshuari kryesor, partneri i saj D.K., ndodhet akoma në arrati.

Të dy janë emra të njohur për policinë dhe prokurorinë, për involvim në vepra të ndryshme penale.

E kjo tragjedi e ka prekur thellë edhe këngëtaren e njohur kosovare, Fatlume Popovci, madje ajo i është referuar si mbesë viktimës.

“Moj mbesa ime, Zoti i dënoftë ata që të lënduan”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]