fbpx

2.243 raste me COVID-19 dhe dy viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  2,243   raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

4 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Në total numri i rasteve aktive është 19.519.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]