Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

20 vjet më vonë “Zhade” përsërit vallëzimin e saj ikonik në serial “Kloni”

nga Revista Kosovarja

20 vjet më vonë “Zhade” përsërit vallëzimin e saj ikonik në serial “Kloni”

Pothuajse të gjithë jemi magjepsur me vallëzimin e saj oriental në serial “Kloni”.

Por për ta realizuar atë aktorja e njohur braziliane, Giovanna Antonelli ka sakrifikuar orë të tëra nga dita e saj.

Në një intervistë për mediat braziliane Antonelli ka treguar se ka ushtruar deri në 12 orë në ditë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë jam shumë kokëfortë. Për të regjistruar skena të sigurta, kisha 10 deri në 12 orë orë kërcimi në ditë. Përveç provave, regjistroja video dhe i shikoja në shtëpi”, ka thënë ajo.
Ajo po ashtu ka folur edhe për serialin “Kloni” i cili gozhdoi para ekranit miliona njerëz në mbarë botën.

“Kush e dinte, 20 vjet më vonë dhe Kloni me gjithë këtë shtrirje. Telenovela ishte shumë e veçantë, solli një kulturë të panjohur për një pjesë të madhe të publikut, magjinë e Lindjes. Mësova kaq shumë… për të realizuar rolin e e Zhades, protagonistja ime e parë. Dhe unë isha aktorja e fundit që u mendua për të jetuar personazhin. Maktub ! (fjalë arabe, kuptimi i së cilës është shkruar)”, ka komentuar Giovanna.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]