fbpx

24 vjet pas vdekjes së dëshmorit Artim Jashari, djali i tij Endriti e kujton me fjalë prekëse

nga Revista Kosovarja

Në 24 vjetorin e rënies të heroit kombëtar, Artim Jashari, djali i tij Endriti e përkujtoi me fjalë rrëqethëse.

“Babë, edhe pse i vogël, nuk të lash mbi dhe… me duart e mia të vogla e preka flamurin me të cilin ishte i mbuluar trupi yt! Koha po kalon shpejt, malli për ty sa vjen e shtohet. Me nënën atë ditë t’a dhamë dhamë lamtumirën, duke mos të të harruar kurrë. Të kemi kujtuar çdo ditë, të dy…

Ajo e mbajti amanetin që ti i’a ke lënë. Më ka rritë me krenari duke më treguar sa trim e sypatrembur ishe. Sa herë që jam me uniformën ushtarake, nënës i mbushen sytë me lot dhe më thotë: “Biri im, sa shumë i ngjan babait tënd”. Kur mbaj armën në duar, më duket se ndiej fuqinë tënde.Edhe pse nuk je në mesin tonë, unë dhe nëna kemi ndjerë gjithmonë mbrojtjen tënde nga lart!

Jam shumë krenar që gjaku yt, rrjedh në damarët e trupit tim!
Të përkujton me mall e krenari,
Biri yt,
Endriti” /Radio Ylberi/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]