fbpx

25 pyetjet që duhet t’ia bëni patjetër partnerit

nga Revista Kosovarja

Kur ishte hera e fundit që keni zhvilluar një bisedë kuptimplotë me partnerin tuaj? Bisedat intime mund të rrisin besimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në çift, duke rritur afërsinë emocionale me partnerin.

Çiftet që krijojnë lidhje të thella tregojnë një shkallë të lartë mirëqenieje dhe partnerët mbeten të interesuar për njëri-tjetrin përgjithmonë ose më mirë, për sa kohë që ata mund të ushqejnë lidhjen. Një mënyrë e mirë për të ushqyer lidhjen përfshin ndihmën e kuriozitetit, në zbulimin e njëri-tjetrit dhe rinovimin e vetes!

Këtu janë 25 pyetje nga mund të filloni:

A e di cilat ishin fjalët e para që fole si fëmijë? Kur mësuat të ecësh?

Çfarë të pëlqen më shumë në vendin ku je rritur? Po më pak?

Çfarë pune ke dashur të bësh kur ishe fëmijë dhe pse?

Çfarë apo kush ka ndikuar më shumë në zgjedhjet e tua të jetës?

Si ke ndryshuar që nga shkolla e mesme deri më sot?

Të kujtohet çfarë ke menduar kur më pe për herë të parë?

Cilat janë tri karakteristikat që të bënë të biesh në dashuri me mua?

Kur mendon për mua, cili është imazhi i parë që të vjen menjëherë në mendje?

Në ditët e para, a mund të më thuash diçka që e ke bërë për të më bërë përshtypje mua?

Mund të më thuash diçka që të shqetësoi dhe ndoshta me kalimin e kohës ke arritur ta pranosh?

Diçka që të ngushëllon dhe që të pëlqen në përditshmërinë tënde sot?

A e di se cila është pasuria jote më e vlefshme?

Çfarë mendon se i mungon jetës tënde?

A kanë ndryshuar qëllimet e tua me kalimin e viteve? Si?

Si mendon se ke ndryshuar vitin e fundit? Si kam ndryshuar?

Çfarë të pëlqen dhe të emocionon më shumë gjatë kësaj periudhe?

Çfarë ngjyre përshkruan marrëdhënien tonë intime?

Cila fjalë i përgjigjet ngjyrës që ke zgjedhur?

Çfarë mund të bëjmë së bashku, për të përmirësuar intimitetin tonë?

Nëse do të duhej të zgjidhje një markë (një emër kompanie dhe një logo) për marrëdhënien tonë, cila do të ishte ajo?

Kush ose çfarë të streson më shumë në jetën tuaj? Pse?

Si më imagjinon mua pas 10 vjetësh?

Si e imagjinon veten?

Çfarë ke bërë për të dalë nga momenti më i errët i jetës tënde?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]