Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

3 erëzat që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë

nga Revista Kosovarja

Humbja e kilogramëve të tepërt nënkupton aktivitetin fizik dhe eliminimin e ushqimit të shpejtë dhe ushqimeve të tjera më pak të shëndetshme. Përveç kësaj, është shumë e dobishme të dini se cilat erëza mund t’ju ndihmojnë të pastroni trupin tuaj nga toksinat.

Mbi artikull

Përveçse janë jashtëzakonisht të shëndetshme, ato mund të ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit tuaj. Përveç që i japin një aromë dhe shije të veçantë pjatave, ato kanë edhe përfitime shëndetësore dhe pothuajse të gjithë i kanë në raftet e kuzhinës.

Majdanozi

Është aq i shëndetshëm sa përmban tre herë më shumë vitaminë C se limoni. Përveç kësaj, është i pasur me vitamina A, B dhe E. Majdanozi përmban sasi të konsiderueshme të hekurit, fosforit, manganit, zinkut, kalciumit, kaliumit, natriumit dhe magnezit.

Moneytizer Paragrafi 4

Rigoni

Kjo erëz është ndër më të njohurat dhe vjen nga një bimë që përmban përbërës shumë të dobishëm. Rigoni është i pasur me përbërës të tillë si polifenole dhe flavonoide. Janë këto komponime që ndihmojnë në rregullimin e insulinës në trup, por edhe peshën trupore. Kjo erëz magjike stimulon tretjen.

Rozmarina

Rozmarina është e pasur me antioksidantë, dhe ka një rol shumë të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave, rregullimin e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, mund të përshpejtojë metabolizmin. Për shkak të gjithë kësaj, ajo është përdorur në mjekësinë popullore me shekuj. Përdoret gjithashtu për të stimuluar funksionin e veshkave dhe çrregullimet e tretjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]