fbpx

3 gjëra që duhet të bëni sot, nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm një natë më parë!

nga Revista Kosovarja

Ndoshta keni qëndruar jashtë shumë vonë, keni patur punë ose keni menduar “të shoh dhe një episod tjetër”.

Apo thjesht jeni përpjekur të flini, por pa rezultat.

Pa marrë parasysh arsyen, një natë pa gjumë të rehatshëm mund ta bëjë ditën tjetër të duket më e vështirë se kurrë. Fiona Barwick, PhD, eksperte e gjumit, tregon saktësisht se çfarë të bëni kur nuk keni fjetur mjaftueshëm natën e kaluar.
– Rezistojini dëshirës për të fjetur deri vonë në mëngjes

Të kompensosh natën pa gjumë duke e shtyrë alarmin disa orë mbrapa mund të duket si një ide vërtet e mirë në moment, por gjumi – më shumë se një orë pas kohës së zakonshme të zgjimit – prish ciklin tuaj gjumë-zgjim.
Për më tepër, sa më shumë ta shtyni alarmin e gjumit në mëngjes, aq më pak “të uritur” do të jeni për gjumë atë natë.

– Përfitoni nga rrezet e diellit, shëtitjet e shkurtra dhe (ndoshta) dremitjet

Vështrimi nga dielli, sapo të hapni sytë, mund të ndihmojë që truri juaj të mos ndihet sikur është ende nën çarçafë ndërsa lëvizni gjatë ditës. Nëse mund të bëni një ecje të shkurër nën dritën e lehtë të diellit, akoma më mirë.

Dremitja pasdite gjithashtu mund t’ju japë një nxitje energjie, por vetëm nëse është e kufizuar në 15 deri në 30 minuta dhe jo më shumë.

Nëse e dini se dremitja vetëm sa ju përgjum më shumë, vazhdoni me shëtitjen ose me një tjetër aktivitet fizik.

– Mundohuni të shkoni në shtrat pak më herët natën tjetër – dhe ndoshta edhe natën pas

Mungesa kronike e pushimit është e lidhur me një sërë çështjesh shëndetësore, kështu që është e rëndësishme të mbroni dhe t’i jepni përparësi gjumit natën tjetër, ndoshta edhe duke shkuar në shtrat pak më herët se zakonisht për të kapur pak nga gjumi që keni humbur një natë më parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]