Edhe pse në verë na pëlqen të jemi në kontakt sa më të drejtpërdrejtë me natyrën, ujin e detit dhe rrezet e diellit (gjithmonë pa harruar kremin mbrojtës me faktor mbrojtës 30 ose 50), shumë prej jush nuk duan asesi të mos i përkëdhelin sytë me një hije të lehtë rimeli. Në qoftë se jeni të dyjëzuar se çfarë rimeli të përdorni gjatë verës, rimeli kundra ujit ”waterproof” është ai që ju duhet.
Arsyet janë nga më të ndryshmet, fillimisht sepse reziston ndaj ujit, djersës dhe temperaturat e larta, por edhe sepse thekson shikimin duke ruajtur look-un ”acqua e sapone”. Edhe pse ju mund ta keni blerë tashmë, Living ju rikujton 3 gjëra që duhet të dini rreth rimelit kundra ujit.
1.Rimeli rezistent nuk u jep volum qerpikëve: Në qoftë se mendoni se rimeli kundra ujit do t’i bëjë qerpikët tuaj të sa më voluminozë dhe të gjatë, gaboheni. Ndryshe nga llojet e tjera, rimeli waterproof ndan dhe thekson qerpikët, por nuk u jep volum. Duke qenë se ai është rezistent ndaj ujit ka një përbërje sa më pak kremoze.
2.Nuk mund të përdoret nga të gjithë: Edhe pse rimeli rezistent ndaj ujit është zgjidhja ideale gjatë verës, duhet të dini se nuk është i këshillueshëm për të gjithë. Ai ka një formulë më agresive se rimeli i zakonshëm kështu që nuk duhet përdorur nëse keni qerpikë të dobët dhe të hollë.
3.Nuk është i thjeshtë për t’u aplikuar: Duke qenë se bëhet fjalë për një produkt që thahet shumë shepjt, duhet të jeni paksa të shkathët kur e vendosni dhe të kujdesshëm po ashtu që të shmangni kontaktin me sytë dhe vijën e tyre.