Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri vdekje.
janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059.