Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

3-vjeçarin e zënë rrethojat e një objekti në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë

nga Revista Kosovarja

Një fëmijë 3-vjeçar sonte rreth orës 20:30 dyshohet se u zu nga rrethojat e hekurta të një objekti në Prishtinë.

Kujdestari i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla për Indeksonline tha se gjendja e fëmijës është shumë e rëndë.

“Gjendja e tij është shumë keq, shumë e rëndë. Prindërit e vet e kanë sjellë këtu në urgjencë. Për momentin ai është në aparat të frymëmarrjes.

Sipas gjitha gjasave pas dy ore do të bëhen edhe disa ekzaminime dhe do të dërgohet në mjekim intensiv”, u shpreh ai./

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]