fbpx

30 minuta marrëdhënie seksuale falas nëse vaksinoheni

nga Revista Kosovarja

Austria është një ndër shtetet me nivelin më të ulët të të vaksinuarve kundër Covid 19 në Evropën Perëndimore.

Rreth 64% e popullsisë është imunizuar plotësisht, ndërsa të pavaksinuarve u ndalohet hyrja në kafene, restorante apo qendra estetike apo kinema.

Kështu, një shtëpi publike ka vendosur “të marrë me të mira” ata që vaksinohen. “Një kupon falas, ku ata mund të zgjedhin punononjësen e seksit që dëshirojnë dhe të shijojnë kohën me të për 30 minuta”.

Fun Palast shpreson të rrisë normat e vaksinimit si dhe numrin e klientëve që kanë rënë për shkak të pandemisë, raporton Mail Online.

Pasi marrin dozën anti Covid, atyre u ofrohet seanca për gjysmë ore, pa pagesë.

Shteti austriak ka vendosur masa të rrepta kufizuese, për sa kohë numri i të pavaksinuarve është i lartë.

Një burrë i identifikuar si Gerhard, i cili vizitoi shtëpinë publike tha: “Unë do të isha vaksinuar gjithsesi, por rregulli 2G (siç e quajnë në Austri) i përshpejtoi gjërat pak. Mendoj se është një rregull i mirë sepse ne mund të arrijmë një shkallë më të lartë imunizimi”.

Vendi po përballet me raste në rritje të infektimeve dhe qeveria paralajmëron për zgjatjen e masave kufizuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]