Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

31 vjeçari nga Tirana kapet në Muriqan me 50 mijë euro

nga Revista Kosovarja

Policia kufitare në Muriqan ka sekuestruar 50 mijë euro të padeklaruara në kufi dhe ka proceduar penalisht poseduesin.

Mbi artikull

Sipas Policisë së Shtetit, i arrestuari është një 31 vjeçar, banues në Tiranë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31-vjeç, banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informon policia.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]