Milani thuhet se ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Sipas “Calciomercato.com”, mesfushori me përvojë ka pranuar një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Rossonerët tani janë në fazën e negociatave me klubin gjerman, i cili këtë verë ka humbur disa nga yjet kryesorë: Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong janë transferuar te Liverpooli, ndërsa Jonathan Tah te Bayern Munichu.
Milani raportohet se do të ofrojë 10 milionë euro për ta bindur Leverkusenin të lejojë largimin e Xhakës, i cili sezonin e fundit shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime në 34 paraqitje në Bundesligë, nën drejtimin e Xabi Alonsos.