Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

4 shenja duhen shumë por nuk përfundojnë bashkë në fund

nga Revista Kosovarja

Dashuria mes tyre është e zjarrtë!

Mbi artikull

Besojmë se të gjithë ju keni dëgjuar të paktën një herë për dashurinë e pamundur, madje mund ta keni përjetuar vetë një të tillë. Ndodh që për një arsye ose tjetër (shpesh fajësojmë fatin) ju nuk jeni bashkë deri në fund.

Sipas hartës së shenjave të horoskopit ekzistojnë disa kombinime shenjash në çift që janë të destinuara të dashurohen marrëzisht, por të mos përfundojnë bashkë.

Dashi dhe Peshorja

Moneytizer Paragrafi 4

Dashuria midis tyre është një sfidë e vërtetë. Mënyra se si kënaqet në përgjithësi Peshorja ndryshon shumë me mënyrën se si gjen kënaqësi Dashi. Edhe pse është Peshorja ajo që mundohet gjithë kohës për t’iu përshtatur Dashit, në fund mbetet gjithsesi e pamundur. Por duhet thënë, dashuria është e zjarrtë.

Virgjëresha dhe Peshqit

Një atraksion i dyfishtë, por gjithsesi është rasti kur tërhiqen të kundërtat. Peshqit nuk e pëlqejnë rutinën perfekte, ndërsa Virgjëresha “të vret” për perfeksion. Kjo i bën ata të ndahen e të mos e shohin jetën me njëri-tjetrin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]