Reperi kosovar, Antwa ka folur së fundmi rreth jetës së tij dhe të shkuarës së errët.
Ai u zhvendos në Zvicër pasi u njoh me ish-gruan e tij, me të cilën ka 3 fëmijë.
“Drogën e nisa pasi u ndava. Nuk isha mësuar me të. Si i ri kam kërkuar ngushëllim në diçka dhe nisa në përdorimin e narkotikëve. Kjo pas ndarjes. Kokainë kam përdorur. Kam menduar që të humbas mendjen, të harroj problemet”-tha ai.
Antwa shtoi se ish-gruaja e ka denoncuar që ai të largohet nga Zvicra, por ai ka marrë vizë tjetër dhe po lufton për fëmijët e tij.
“Edhe shpirtin ma marrin, unë sërish do rri këtu për fëmijët e mi. U bënë katër vite pa takuar fëmijët e mi. Kam shkuar, më kanë mohuar pasi nëna e tyre u ka folur keq. Kam rrezikuar, iu jam afruar. Ata më kanë mohuar pasi nëna e tyre i ka mbushur me mllef. Për Vit të Ri isha në Kosovë e kur u ktheva më arrestuan se nuk kisha paguar detyrimin për fëmijët. Më kanë mbajtur 33 orë në burg dhe nuk e dija se çfarë po ndodhte”-tha reperi.