Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 428.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,976 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 4 mijë e 500 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milionë e 500 mijë doza të vaksinës.
Deri më tani mbi 716 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.