Taylor Swift, arriti gjashtë milionë shitje albumesh në mbarë botën në tetë javë.
Tre milionë prej tyre u shitën në SHBA. Albumi i dhjetë i yllit të pop-it, “Midnights” u publikua në tetor dhe shpejt arriti në numrin 1 në listat e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.
Swift bëhet e vetmja artiste që ka pesë albume për të shitur më shumë se një milion gjatë javës së publikimit, me “Midnights” që arrin në rreth 1.6 milionë.
Ajo i përshkroi “Midnights” si “historitë e 13 netëve pa gjumë të shpërndara gjatë gjithë jetës”.
Në nëntor, këngëtarja njoftoi “The Eras Tour”, 52 koncerte në stadiume anembanë SHBA-së me të ftuar duke përfshirë Paramore, Phoebe Bridgers, MUNA, Haim, Gayle, Gracie Abrams dhe Owen. Megjithatë, turneu pati polemika pas problemeve me shitjen e biletave.