fbpx

Daut Haradinaj i përgjigjet Rexhep Selimit: Deputetët s’janë bagëti me i rujtë

nga Revista Kosovarja

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i është përgjigjur homologut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili sonte tha se “Dauti bën mirë t’i ruaj ata deputetë që i ka e mos të kërkojë të tjerë”.

Haradinaj pa ia përmendur emrin Selimit, ka shkruar se Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejt do të rritet.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Njëri paska thënë ruaji deputetët tu se po të ikin. Çfarë logjike e çuditshme, thua ti që deputetët janë bagëti me i rujtë. Ndoshta dikush i konsideron deputetët e grupit të vet parlamentar si pronë personale, por e vërteta është që Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet.

 

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3281553731897732

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]