Pak ditë më parë Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl dhanë lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Afërdita është 5-muajshe shtatzënë, por vazhdon të duket në super formë. Në foton e fundit të postuar në Instagram, modelja shfaqet duke pozuar me barkun jashtë, por fansat janë habitur sesi ka mundësi që barku nuk i është rritur.
“5-muajshe ky bark”, – “Po, po ky”, i përgjigjet Afërdita një komentuesi.
Madje edhe motra e saj, Jehona i komenton: “Ku e ke barkun e fryrë?”
“Ku barku fryrë moj. Une qe kam ngrene byrek e kam me te madh”, i shkruan një komentuese Afërditës.
Ndërsa një tjetër shkruan se edhe asaj ka nisur t’i shfaqet barku në muajin e pestë të shtatzënisë dhe çdo shtatzëni ndryshon nga tjetra.