Yllka Kuçi është këngëtarja gjakovare e cila shquhet për vokalin e saj të artë.
Çdo herë me interpretimet e saj këngëtarja ka goditur në shenjë, duke sjellë shpesh edhe balada të bukura sipas shijes së publikut, shkruan “Kosovarja”.
Siç dihet këngëtarja është e martuar me kompozitorin e njohur Astrit Pallaskën me të cilin sot festojnë 20 vjetorin që bashkuan shpirtrat.
Ishte viti 2000 kur Yllka dhe Astriti rrëmbyen zemrat e njëri-tjetrit, ata jo vetëm që u përshtatën si çift në pamje por edhe në profesione.
Natyrisht që për këtë datë simbolike të bashkimit të tyre, bashkëshorti saj u tregua shumë i kujdesshëm. Kështu me mëngjes ai bëri që Yllka të nisë ditën me lule e buzëqeshje.
Tani e dimë se si duken dyshja simpatike, po si ishin në këtë fillim te lidhjes e thonë këto foto që ka sjellë këngëtarja të vitit 2000.
Ndryshe, ata ka 8 muaj që janë bërë prindër të një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Luiza.
Sigurisht kjo është dhurata më e bukur përgjatë këtyre 20 viteve bashkë./Kosovarja/