Deklarata e Shefit te Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, “se dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, do ta qojnë Kosovën drejtë BE-së”, nuk është adekuate me realitetin 20 vjecar e as aktual në Kosovë.
E vërteta është, se dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, do ta mbajnë shtetin e Republikës së Kosovës nën akuzë për krime kundër njerëzimit dhe krimet e llojeve tjera që njhen nga karta e OKB-së në botë.
Edhe një e pavërtetë tjetër del nga goja e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, i cili tha se, po gjykohen individët, tek sa në Hagë kryeprokurori i kualifikon këto krime si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Kjo don të thotë, se po synohet që lufta e drejtë e shqiptarëve të Kosovës për liri, të njolloset si luftë kriminale, e cila doli nga UCK.
Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale në Hage, pra për të paktën tri vite, Kosovën do ta ekspozojnë në botë si një shtet që ka bërë krime kundër serbëve e shqiptarëve dhe pakicave të tjera, ndërsa është hequr dorë nga akuza qendrore në bazë të së cilës u ngrit kjo gjykatë e ajo akuzë është akuza e Dik Martit për trafikim organesh nga kreu i UCK-së në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri.
Pas tri a më shumë vitesh që do të sjell një ditë datën kryesore për verdiktin final të gjykatës mbi të akuzuarit, edhe nëse ata lirohen të pafajshëm, Kosova do t’i ketë kaluar vitet më të vështira të shtetësisë, duke iu nënshtruar presioneve të shteteve mike të Serbisë për të lansuar propaganda politike mbi
shqiptarët dhe Kosovën.
Pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës, do ta gjejnë edhe një arsyetim për ta shtyrë njohjen, duke deklaruar se, do ta presin vendimin e speciales e tek të merren me njohjen e Kosovës.
Po këto shtete, dikur e thanë se do ta presin verdiktin e GJND-së dhe nëse ai do të ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, këto pesë shtete do ta shqyrtonin njohjen e Kosovës, por as kjo nuk doli e vërtetë. Më vonë këto shtete thanë se do të presin vendimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe në mvarësi të epilogut të tij, do ta shqyrtojnë njohjen, por as kjo nuk ndodhi.
Pra , Kosova do t’u nënshtrohet presioneve ndërkombëtare, duke pritur se cka do të del nga këto gjykime, të supozuara apo të faktuara dhe në një mënyrë fatin e shtetit do ta lidhin me verdiktin që nëse ka pasë krime, mund të vie shumëcka në pyetje…
Në gjithë këtë lojë të speciales, sot del dikush e na thotë se gjykimet e kreut të UCK-së në Hagë, e qojnë Kosovën drejtë BE-së.
Cka të thuhet pas kësaj ? Safet Krivaca / Kosovarja /