Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur pas tryezës së ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.Osmani tha se është inkurajuar me informatat e dhëna nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ku pritet të vijnë edhe 13 mijë teste.
Osmani tha se nuk është informuar me zhvillimet në LDK.
Ajo tha se tash e sa kohë nuk po e thërrasin në takime.
“Edhe sot mora vesh që Kryesia e Ngushtë paska një takim për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ajo.Ajo ka folur për lajmin e publikuar në Gazeta Blic.