Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike për biznese , është dhënë në nëmyrë selektive. Kategoria e biznesit të vlerësuar me 290 euro, ka shfaqur pakënaqësi tek përfituesit pasi i njëjti profil biznesi është konfirmuar njejtë, por mjetet te disa sosh nuk janë përcjellur akoma.
Në këtë mënyrë , pakoja e rimëkëmbjes ekonomike nga qeveria, po dëshmon si e klasifikuar në dallime. “ Kur disa i marrin e disa nuk i marrin, kjo nuk ka si të mos jep të kuptohet se dikush atje po i dallon bizneset dhe punëtorët e pronarët- thotë me kusht një kryesues biznesi me kusht anonimiteti.
Ai tutje shton se “ disa biznese i kanë tërhequr këto mjete dhe është harruar kjo punë e transfereve të mjeteve të kësaj pakoje, ndërsa si ka mundësi për disa të tjera të mos ketë mjete.
Unë kam qenë direkt me pyet nëpër të gjitha zyrat ku miratohet ndarja e mjeteve dhe pasi më kërkuan konfirmimin dhe procesin komplet procedural që parasheh pakoja, më thanë se disa biznese do të paguhen më vonë. Pra, flas për një biznes të njejtë që dikush është paguar e dikush nuk është paguar. Pse të ndahen bizneset në mënyrë selektive ,kjo është pyetja?
Tani po thonë se, kjo ka ndodhur se nuk ka pasur mjete dhe ato nuk kanë mundë të transferohen njejtë për të gjithë nëpër xhirollogari .
Kjo qasje e qeverisë ka shkaktuar pakënaqësi mes bizneseve dhe qeveria duhet t’i kryejë obligimet e premtuara, përndryshe nëse shkohet në zgjedhje, do të del arsyetimi tjetër se nuk do të ketë mundësi të hudhen këto mjete në kontot e bizneseve – thotë burim. S.Krivaça / Kosovarja/ S.K.