Dua Lipa ka treguar se a di të këndojë në zhanrin rep.
Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte e ftuar së fundi në “Web’s Most Searched Questions”, të “Wired”.
Ajo i është përgjigjur pyetjeve të shumta që ia kanë parashtruar fansat, e nga të cilat ajo zbuloi shumëçka për veten.
Njëra nga pyetjet ishte se a di Dua Lipa të këndojë rep, teksa u përgjigj duke thënë se vetëm në karaoke, ngase nuk do të këndojë në karaoke.
Ndryshe, Dua në këtë intervistë foli edhe për prejardhjen e saj dhe disa prej artistëve shqiptarë, teksa u shpreh krenare që është shqiptare.
Së fundi, Dua Lipa ishte e ftuar në “The Tonight Show”, ku realizoi performancë mahnitëse bashkë me drejtuesin e këtij emisioni, Jimmy Fallon.