Leonora Jakupi mbrëmë ishte e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës ‘Shiko kush Luan”.
Përveç jetës profesionale këngëtarja shpalosi shumë detaje edhe sa i përket jetës private, shkruan “Kosovarja”.
Ndër të tjera, padyshim që ajo u pyet edhe për koleget e saj, ku pyetja që iu parashtrua se me cilën këngëtare s’do fliste më mori lumin gjithandej rrjeteve sociale.
Ajo u përgjigj se me Nora Istrefin s’do fliste më meqenëse kjo e fundit ka bërë një gabim të pafalshëm drejt Leonores.
Ndonëse dikur shoqe të mira, por pak më parë burimet e “Revistës Kosovarja” kanë transmetuar edhe arsyen e kësaj hatermbetjes mes dy kolegev e shoqeve, e cila ishte një këngë të cilën Nora ia rrëmbeu në studio Leonorës.
E pas deklaratës së bujshme të Leonores, siç duket Nora s’ka për të shtuar asgjë.
Ajo ka postuar një imazh me kapele duke lënë veç fytyrën jashtë.
Se a pritet të reagojë me ndonjë fjalë Nora kjo mbetet të shihet./Kosovarja/