Ndonëse nuk ka shumë ditë që Ledri u bë baba për herë të parë.
Por kjo nuk e ka ndalë reperin të punojë rreth projekteve të reja, shkruan “Kosovarja”.
Para dy ditëve këngëtari ka publikuar këngën e re ‘Sot sot sot’, mirëpo vëmendjen mori videoklipi i tij ku shfaqet një vajzë e gjysmë e zhveshur.
E në këtë rast Sara s’kishte si të mos reagonte, si partnerja e reperit e nëna e Poemes.
Sara publikoi këngën e Ledrit në story, ku u shpreh se kënga është mjaft e mirë por disa pjesë të videoklipit nuk i pëlqyen.
“Bejme skip disa skena qe nuk na pelqejne por kenga na pelqen shume”, u shpreh Sara./Kosovarja/