Disa prej të famshmëve shqiptarë vendosën që të kurorëzohen në vitin 2020.
Ani pse viti 2020 ishte më ndryshe prej viteve të kaluara, për shkak të pandemisë COVID-19, edhe gjatë këtij viti vëmendje të madhe kanë marrë disa fytyra publike, shkruan lajmi.net.
Sa i përket këngëtarëve, ata kësaj radhe kanë qenë pasiv me koncerte, por aktiv me këngë të reja.
Megjithatë, është edhe ana private e tyre që ka gjithmonë syrin e publikut pas, sidomos lidhjet dhe ndarjet e tyre.
Disa nga fytyrat publike shqiptare këtë vit kanë vënë kurorë me parterët e jetës dhe se cilët janë ata mund të kuptoni më poshtë:
Gold AG dhe Ermira Shkodra
Reperi i njohur shqiptar, Gold AG në prill të vitit 2020 kurorëzoi dashurinë me martesë me Ermira Shkodrën.
Me rastin e martesës, çifit realizuan një fotosesion të veçantë, por nuk kishte dasmë nga Goldi dhe Ermira.
Më 28 Nëntor, dyshja u bënë prindër për herë të par, Ermira solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Gueri.
S4MM dhe Filis Ismaili
Reperi S4MM vendosi që në muajin tetor të 2020-ës të kurorëzojë dashurinë me martesë.
Ai dhe Filis organizuan një dasmë në Belgjikë, ku të ftuar ishin familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.
Dyshja publikuan në rrjete sociale disa imazhe nga kurorëzimi i tyre, ku në sy të binde Filis e veshur me një futstan të thjeshtë martese.
Klea Huta dhe Elgit Doda
Një tjetër çift i famshëm vendosën që në vitin 2020 të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.
Ata zgodhën që këtë datë të rëndësishme në kalendarin e tyre ta shënojnë në qytetin maroken, Marrakesh.
Atje, çifti realizuan një fotosesion të bukur martese, ndërsa nuk munguan edhe dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.
Viti 2020 u solli edhe një dhuratë të bukur këtij çifti, ata u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan Krid.
Burim Hoxha dhe Dafina Xhemajli
Viti 2020 do të mbetet gjithmonë në mendjen e një tjetër këngëtari shqiptar. Bëhet fjalë për Burim Hoxhën, i cili gjatë këtij viti u martua me partneren e tij, Dafina Xhemajlin.
Dyshja kishin në plan të organizonin dasmë, por për shkak të pandemisë planet e tyre si shumë të tjerëve u prishën.
Çifti kanë realizuar fotosesion të bukur martese, ku gjithë vëmendjen e rrëmbeu nusja e këngëtarit.
Aita Doçi dhe Naser Qeli
Edhe këngëtarja Aida Doçi në tetor të 2020-ës vendosi të kurorëzojë dashurinë me martesë. Ajo u martua me menaxherin e saj, Naser Gashin, i cili për publikun njihet si Naser Qeli.
Çifti organizuan një ceremoni me të ftuar familjarët e ngushtë, për shkak të pandemisë.
Gerta Shino dhe Florent Avdulahi
Blogerja dhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino gjatë verës së vitit 2020 bëri të ditur se është martuar me partnerin prej kohësh, Florent Avdulahi.
Çifti kishin vendosur që kurorëzimin e dashurisë ta bënin në qytetin e Sarandës, por nuk preferuan të bëjnë dasmë.
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku
Krahasuar me emrat e lartpërmendur, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku më 2020 u fejuan.
Prezantuesja dhe aktorja Rudina Dembacaj, lidhjen me Mark Frrokun e kurorëzuan me fejesë në Turqi, ku ish-deputeti i propozoi asaj.
Çifti realizuan disa imazhe të këndshme nga ai udhëtim, ku edhe njoftuan për fejesën e tyre.
Pavarësisht se vitit 2020 njihet si vit ters për shumëkë, për disa të tjerë, siç ishin ata që i përmendëm më lart, do të mbetet vit me kujtime të bukura.
Ky vit ishte i mbushur me plot të papritura në botën e shoubizit, mbetet të shihet se çfarë do të sjell viti 2021 në shoubiz. /