Është rritur dashuria ndaj kafshëve shtëpiake edhe në vendin tonë, e sidomos ndaj qenve, shkruan “Kosovarja”.
Edhe shumë të njohur po e shprehin dashurinë për qentë, madje disa tashmë kanë qenë, që i trajtojnë tejet mirë.
Leonora Jakupi, ani pse nuk ka qen në shtëpi, duket se ka simpati për të. Kjo vërehet edhe në këtë foto, ku këngëtarja bukuroshe e estradës sonë i bënë me shenjë që ti afrohet një qeni të rrugës.
Leonora, këtë kohë e ka kaluar më shumë në ajrin e pastër të Brezovicës në shtëpinë e saj atje, shkruan “Kosovarja”.