Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka publikuar këngët që e kanë përbërë fushatën e saj zgjedhore.
Osmani listën me këngë e publikoi në rrjetin social Facebook, në këtë postim ajo mori reagime të shumta nga qytetarët. Por, pos tyre aty komentoi edhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, duke treguar këngën e tij të preferuar gjatë kësaj fushate.
” Muharrem Qena – Kaçurrelja”, është kënga që Sadriu e ka dëgjuar për këtë fushatë.
Osmani në këto zgjedhje bashkë me iniciativën e saj pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.